Tatimet: Denoncimi i qytetarëve, kapen 11 shkelje tatimore në 4 subjekte

Nga D V
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Denoncimet e qytetarëve për mospërputhje mes çmimeve të afishuara në raft dhe atyre të aplikuara në kasë kanë sjellë kontrolle në terren nga Task Forca e Administratës Tatimore në Tiranë.

Në vijim të denoncimeve, strukturat tatimore kryen verifikime në 4 subjekte tregtare, ku u konfirmua problematika e raportuar nga qytetarët.

Gjatë kontrolleve u evidentuan 11 shkelje të legjislacionit tatimor, ndërsa dokumentacioni i administruar do t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme nga administrata tatimore.

Administrata Tatimore u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo shkelje të dyshuar përmes kanaleve zyrtare të komunikimit dhe aplikacionit “Denonco Evazionin”.

Raportimet e qytetarëve, sipas Administratës Tatimore, ndihmojnë në identifikimin dhe verifikimin e parregullsive në treg.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër