Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Nga Xh M
1,538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik Zhurnal.mk – Nga sot ka nisur aksioni shtatëditor i punës, i cili do të zgjasë deri më 22 korrik 2026, në bashkëpunim mes Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe Ndërmarrjes Publike “Maqedonia Pat”, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit për angazhimin në punë të personave të dënuar. Ata do të ndihmojnë në mirëmbajtjen e higjienës së rrugëve magjistrale dhe rajonale në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Në aktivitetin e sotëm inspektim në terren kryen zëvendësdrejtori i NP “Maqedonia Pat”, Aleksandar Shukovski, si dhe Jovan Petrov dhe Lupço Nastoski nga Kabineti i Drejtorit të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov.

Në këtë aksion pune janë përfshirë disa institucione ndëshkuese-korrektuese, përkatësisht: Burgu i Idrizovës, Burgu i Shtipit, Burgu i Prilepit, Burgu i Kumanovës, Burgu i Manastirit, Burgu i Shkupit, Burgu i Gjevgjelisë, Burgu i Strumicës dhe Burgu i Strugës.

Personat e dënuar të angazhuar në pastrimin e rrugëve magjistrale dhe rajonale punojnë në afërsi të institucioneve ndëshkuese-korrektuese ku vuajnë dënimin e tyre dhe gjatë gjithë kohës janë nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të policisë së burgjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër