Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Nga Xh M
1,914 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, nën moton “Türkiye – Emri i Fitores”.

Gjatë ceremonisë u përkujtua mbrojtja e rendit demokratik, unitetit dhe vullnetit të qytetarëve të Republikës së Turqisë, si një nga momentet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të vendit.

Me këtë rast, Ahmeti shprehu respektin e tij për sakrificën e atyre që mbrojtën demokracinë dhe institucionet shtetërore, duke theksuar se miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë përbëjnë vlera të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ja postimi plotë:

Me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Shkup, z. Fatih Ulusoy, mora pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, të organizuar nën moton “Türkiye – Emri i Fitores”. Kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm në historinë e Republikës së Turqisë, duke nderuar mbrojtjen e demokracisë, unitetit dhe vullnetit të qytetarëve.

Shpreha respektin tim për sakrificën e atyre që qëndruan në mbrojtje të rendit demokratik dhe institucioneve të shtetit. Miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve tanë mbeten një vlerë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër