Të dielën, në ora 10:00, vazhdon seanca konstituive

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Është ndërpreë për të dytën herë radhazi vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se seanca do të vazhdojë të dielen në ora 10:00.

Herën e dytë seanca është ndërprerë pasi që LDK-ja e ka lëshuar sallën pasi ka vlerësuar se s’mund të vazhdohet seanca pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së, që është partia e dytë.

Ndërkohë që ndërprerja e parë është bërë pasi që PDK-ja e lëshoi sallën pasi VV-ja nuk ia votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, pavarësisht se PDK-ja e votoi Ardian Golën e VV-së.

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka thënë se nuk do të marrin pjesë më në punimet e Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër