“Të fortët e lagjes ju i keni patronazhistë”/ Boçi: Nuk kanë nevojë për patentë, se ju i keni dhënë kartabiankë politike

Nga Xh M
350 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 maj Zhurnal.mk – Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u ndal te aksidenti tragjik në Durrës një ditë më parë, ku humbën jetën dy të mitur.

Ai iu përgjigj deklaratës së Taulant Ballës, sa i përket ‘të fortëve të lagjes’, ku kreu i Grupit të PS tha se u duhet hequr patenta, me Boçin që tha se ‘të fortët e lagjes kanë marrë kartabiankë nga PS’.

“Ju deputet të mazhorancës kam bindje që ndjeni dhimbje për atë që ka ndodhur dhe ne këtu jemi solidar me familjet e atyre fëmijëve që kanë humbur jetën. Nuk pajtohem me retorikën cinike që ju transmetoni këtu, që faji për ngjarjen qëndron në dy gabime. Gabimi i parë ligjor që ne nuk kemi ashpërsuar dënimet në Kodin Penal për ata që kryejnë aksidente me pasojë vdekje.

Dhe gabimi i dytë, ai është më ciniku, që këta të fortët e lagjes paskan patentë dhe që të mos ndodhin këto ngjarje t’i heqim patentën. Këtyre të fortëve të lagjes iu i keni dhënë kartabiankë. Nuk kanë nevojë për patentë. Këta të fortët e lagjes bëjnë ligjin në lagjen e tyre, e kapin inspektorin e zonës prej hunde. Këta të fortët e lagjes ju i keni patronazhistë. Këta të fortët e lagjeve, që ju i njihni mirë me emër e mbiemër, janë ata që menaxhojnë shpërndarjen e drogës në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Këta të fortët e lagjes ishit ju që i vendosët drejtues të pushtetit vendor. Këta të fortët e lagjes ju i bëtë deputetë këtu. Edhe patentë s’duhet të kenë, por s’duhet të jenë kartabiankë politike”, tha ndër të tjera Boçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër