Të mërkurën, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin

nga D. V.

Për ditën e mërkurë, 22 tetor 2025, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas “Shërbimit Meteorologjik Ushtarak”, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8 metra në sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 12 metra në sekondë, duke shkaktuar dallgëzim në det me forcë 2-3 ballë.

Temperaturat pritet të variojnë:

QYTETETTemperaturatKushtet atmosferike
Shkodër12/18Re shi
Kukës9/13Re shi
Lezhë10/18Re shi
Dibër9/17Re shi
Durrës12/20Re shi
Tiranë14/22Re shi
Elbasan14/19Re shi
Berat13/22Re shi
Vlorë14/19Re shi
Korçë9/16Re shi
Gjirokastër11/22Re shi
Sarandë15/21Re shi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More