Televizioni shtetëror: Irani po përgatit “përgjigje të ashpër” ndaj Izraelit

Nga Xh M
312 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Irani po përgatit një “përgjigje të ashpër” ndaj Izraelit, pas sulmeve izraelite ndaj vendit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të shkurtër të publikuar në llogarinë në Telegram, televizioni shtetëror tha se “Irani po përgatit një përgjigje të ashpër ndaj Izraelit”.

Izraeli nisi një sulm “parandalues” ndaj Iranit herët sot, duke e quajtur “Ulërima e Luanit”, si dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në mbarë vendin.

Më vonë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se forcat amerikane nisën “operacione të mëdha luftarake” në Iran, me synimin për “të mbrojtur popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër