Presidenti Bajram Begaj në vizitë zyrtare në Tetovë, Gostivar dhe Dibër

Nga Xh M
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 28 shkurt – Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot në Tetovë, Gostivar dhe Dibër.

Vizita në Tetovë do të nisë në ambientet e Komunës, ku Presidenti Begaj do të pritet nga kryetari i komunës, Bilall Kasami. Më pas, ai do të vijojë në këmbë drejt Shkollës Fillore “Liria”, ku është paraparë një program artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës dhe SHKA “Xheladin Zeqiri”, me këngë dhe valle tradicionale shqiptare.

Sipas agjendës zyrtare, vizita e Presidentit Begaj do të vazhdojë më tej në qytetin e Gostivarit dhe të Dibrës.

Kujtojmë se më herët, në kuadër të kësaj vizite zyrtare, Presidenti Begaj e nisi qëndrimin e tij në Komunën e Çairit, për të vijuar më pas edhe në Komunën e Çashkës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër