Kreta, 6 prill Zhurnal.mk – Një tjetër përpjekje nga Turqia për të vënë në pikëpyetje përgjegjësitë e Greqisë në rajonin e ndjeshëm të Mesdheut Lindor, me rastin e një stërvitjeje të Marinës Franceze.
Stacioni i Heraklionit lëshoi NAVTEX (254/26) për kryerjen e një stërvitjeje të madhe të Marinës Franceze, më 5-8 prill, në dy zona detare: në perëndim dhe në lindje të Kretës.
Zona në lindje të Kretës është brenda FIR të Athinës dhe zonës greke të përgjegjësisë për lëshimin e NAVTEX (harta në foto), e cila është e kontestuar nga Turqia, informon “Protothema”.
Ankaraja, dje pasdite, lëshoi NAVTEX-in e saj duke deklaruar se NAVTEX-i i lëshuar nga Stacioni i Heraklionit mbulon një zonë që i përket zonës turke të përgjegjësisë për lëshimin e njoftimeve. Më pas, ajo vazhdoi në mënyrë të njëanshme me ri-lëshimin e NAVTEX-it për stërvitjen e Marinës Franceze.
Megjithatë, ky veprim tregon gjithashtu acarimin e Ankarasë për praninë e forcuar franceze në Mesdheun Lindor dhe iniciativën e saj për të ndihmuar Greqinë në sigurinë e Qipros.
