Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme

Nga Xh M
538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjenevë, 26 prill Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar sot në Zvicër, me epiqendër rreth gjashtë kilometra në lindje të Walenstadt, në kantonin St. Gallen.

Sipas Shërbimit Sizmik Zviceran (SED), lëkundjet janë ndjerë gjerësisht në zonat përreth.

SED ka njoftuar se nuk është raportuar për dëme materiale.

“Shërbimi Sizmologjik Zviceran në Cyrih mori mbi 400 raportime nga publiku në 30 minutat e para pas tërmetit; deri më tani nuk është raportuar asnjë dëm”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër