Manastir, 24 shtator Zhurnal.mk – Një tërmet me magnitudë prej 2.9 deri në 3.3 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sonte në rajonin më të gjerë kufitar mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 22:18 sipas kohës lokale, me epiqendër 11 kilometra në jugperëndim të Manastirit, përkatësisht 22 kilometra në perëndim të Florinës, Greqi.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej rreth 15 kilometrash, ndërsa koordinatat e epiqendrës janë 40.826° gjerësi gjeografike veriore dhe 21.159° gjatësi gjeografike lindore.
Nga EMSC bëjnë të ditur se tërmeti është regjistruar në territorin e Greqisë.
Të dhënat sizmologjike për tërmetet janë paraprake dhe mund të përditësohen më tej, me ç’rast mund të ketë korrigjime të vogla në magnitudë, lokacion ose parametra të tjerë të ngjarjes.
Lëkundjet pjesërisht janë ndjerë edhe në pjesët e tjera jugore të Maqedonisë së Veriut.
