Tesla përballet me tërheqje masive në Kinë, shkak dorezat e dyerve

Nga D V
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbi 4 milionë automjete elektrike në Kinë, përfshirë rreth 2.98 milionë Tesla të prodhuara në vend, do të tërhiqen për shkak të problemeve me dorezat e fshehura të dyerve.

Në raste aksidentesh dhe ndërprerjeje të energjisë, dorezat mund të jenë të vështira për t’u përdorur, duke rrezikuar daljen e pasagjerëve dhe ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Në mesin e markave të prekura janë Tesla, Xiaomi, XPeng dhe Geely.

Automjetet do të pajisen me etiketa paralajmëruese dhe një përditësim softuerik që ul automatikisht xhamat pas një përplasjeje.

Nga 1 janari 2027, Kina do të kërkojë që automjetet e reja të kenë mekanizma mekanikë për hapjen e dyerve nga brenda dhe jashtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër