Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare

Nga D V
460 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga Thethi, duke e cilësuar këtë zonë një prej destinacioneve më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror.

“Mirëmëngjes  dhe me magjinë e Thethit, mes majave të Alpeve Shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në postimin e tij.

Thethi, i ndodhur rreth 70 kilometra larg Shkodrës, është kthyer vitet e fundit në një nga pikat referuese të turizmit të aventurës dhe natyrës në Shqipëri.

Gjatë ditëve të verës, zona tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas dhe të huaj, të cilët shfaqin interes për pasuritë natyrore, si dhe për trashëgiminë kulturore e historike të kësaj treve.

Ndër atraksionet më të vizituara në Theth dhe zonat përreth janë Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, Kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, Shpella e Arapit dhe shtegu i Bjeshkëve të Nemuna.

Pasuritë natyrore të zonës ndërthuren me traditat dhe trashëgiminë kulturore e historike të komunitetit vendas, duke përbërë një prej potencialeve kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Alpet Shqiptare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër