Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Flamujt e Maqedonisë së Veriut janë vendosur në Tiranë me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë. Vendosja e flamujve është pjesë e aktiviteteve për shënimin e Javës së Kulturës së RMV-së në Shqipëri, përmes së cilës synohet të promovohet kultura dhe trashëgimia e Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti vë në pah lidhjet kulturore mes dy vendeve dhe shënon një nga përvjetorët më të rëndësishëm në historinë moderne të Maqedonisë së Veriut.
