Totaj uron 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: Kapitulli më i rëndësishëm i historisë sonë

Nga D. V.
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka uruar 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje që shënon një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë kombëtare dhe të përpjekjeve për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se sot, kujtohet me krenari e respekt, vizioni, sakrifica dhe vendosmëria e, siç tha ai, burrështetasve që hodhën themelet e organizimit politik kombëtar dhe të rrugëtimit drejt shtetformimit shqiptar.

“Lavdi veprës së tyre dhe i përjetshëm kujtimi për kontributin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!”, ka shkruar Totaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër