“Trafikantët shqiptarë po pastrojnë paratë e krimit”, Bardhi flet për raportin e DASH: Rama të vijë në Kuvend për lejet e ndërtimit që ka firmosur

Nga Xh M
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 prill Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, gjatë fjalës në Kuvend citoi raportin e DASH, i cili ngre shqetësimin për pastrimin e parave të krimit të organizuar përmes sektorit të ndërtimit.

Bardhi tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari në Kuvend për lejet e ndërtimit të firmosura, duke përmendur me emra krerë të organizatave kriminale të shpallur në kërkim.

“Këto grupe shqiptare shfaqin nivele gjithnjë e më të larta në sofistimin e krimeve të tyre të teknikave të komunikimit dhe teknikave të pastrimit të parasë. Ata përdorin ekonominë shqiptare, vecanërisht sektorin e ndërtimit për të pastruar të ardhurat dhe për të kontribuar në korrupsion. Këtë se thotë më opozita por Departamenti Amerikan i Shtetit. Në fakt e papranueshme nuk është të lidhësh sektorin e ndërtimit me paratë e krimit, e papranueshme është t’i japësh krimit në mënyrë të vazhdueshme leje ndërtimi.

Tani leje ndërtimi Artur Shehut në Vlorë që po e kërkon e gjithë bota si një nga krerët e një prej organizatave më të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike, i ka dhënë leje opozita apo Edi Rama. Ne ja kemi firmosur lejen për resortin luksoz në Vlorë apo Edi Rama”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi: Çfarë thotë në raportin e tij, DASH për 2025?

Grupet e krimit të organizuar të drejtuar nga shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me kanabis, kokainë dhe heroinë sipas autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit.

Këto grupe shqiptare shfaqin nivele gjithnjë e më të larta në sofistimin e krimeve të tyre të teknikave të komunikimit dhe teknikave të pastrimit të parasë. Ata përdorin ekonominë shqiptare, vecanërisht sektorin e ndërtimit për të pastruar të ardhurat dhe për të kontribuar në korrupsion. Këtë se thotë më opozita por Departamenti Amerikan i Shtetit. Në fakt e papranueshme nuk është të lidhësh sektorin e ndërtimit me paratë e krimit, e papranueshme është t’i japësh krimit në mënyrë të vazhdueshme leje ndërtimi.

Tani leje ndërtimi Artur Shehut në Vlorë që po e kërkon e gjithë bota si një nga krerët e një prej organizatave më të rrezikshme të trafikimit të lëndëve narkotike, i ka dhënë leje opozita apo Edi Rama. Ne ja kemi firmosur lejen për resortin luksoz në Vlorë apo Edi Rama?

Se pastaj kryetari i Kuvendit thotë se nuk është cështje e kryeministrit dhe nuk mund të vijë ai në interpelancë. Ai firmos leje që të pastrohen paratë e pista të krimit të organizuar në vend dhe nuk qenka një cështje shtetërore apo institucionale për kryeministrin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër