E enjtja e madhe, besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për Pashkët

Nga Xh M
264 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Korçë, 9 prill Zhurnal.mk – E enjtja e madhe shënon një nga momentet më të rëndësishme të javës së Pashkës në Korçë, ku tradita dhe besimi ndërthuren në një ritual të veçantë lyerjen e vezëve të kuqe.

84-vjeçarja Valentina Stefa, tregon për këtë traditë të veçantë që e ka shoqëruar ndër vite.

Ajo shpjegon me një vezë në dorë çdo hap të përgatitjes, duke treguar përkushtimin dhe dashurinë për këtë zakon të trashëguar brez pas brezi që u ruajt gjatë viteve të vështira të komunizmit.

Për Valentinën, veza e kuqe mbetet simbol i jetës dhe ringjalljes, një traditë që nuk mungon në asnjë tryezë ortodokse në ditët e shenjta të Pashkës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër