Tragjedi e rëndë në Qystendil, mbyten gjyshi, gjyshja dhe dy nipërit 8 e 11 vjeç

Nga Xh M
1,238 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Qystendil, 4 korrik Zhurnal.mk – Një tragjedi e rëndë ndodhi sot pranë fshatit Pastuh, në komunën e Nevestinos afër Kyustendilit, ku katër persona humbën jetën duke u mbytur në lumin Struma.

Sipas mediave bullgare, gjyshi dhe gjyshja kishin dalë për piknik pranë lumit së bashku me tre nipërit e tyre, të moshës 6, 8 dhe 11 vjeç. Çifti i moshuar hyri në ujë, por u rrëmbye nga rryma e lumit. Dy fëmijët më të mëdhenj, 8 dhe 11 vjeç, u futën në ujë në përpjekje për t’i shpëtuar, por edhe ata u morën nga rryma.

Pas disa orësh kërkimesh, ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të dy fëmijëve pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Më herët ishin gjetur edhe trupat e gjyshit dhe gjyshes.
Fëmija gjashtëvjeçar nuk hyri në ujë. Ai vrapoi drejt rrugës për të kërkuar ndihmë dhe, megjithëse ndodhet në gjendje shoku, është i padëmtuar. Në operacionin e kërkimit morën pjesë policia, zjarrfikësit, vullnetarët, dronët dhe varkat e peshkatarëve. Banorët e zonës thonë se lumi Struma në atë pjesë arrin një thellësi prej 8 deri në 9 metrash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër