Editorial / Shteti të bëjë më pak politikë nacionaliste, e më shumë politikë ekonomike!

Nga Xh M
1,257 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 korrik Zhurnal.mk – Roli i shtetit nuk është ta zëvendësojë sektorin privat, por të krijojë kushte në të cilat sipërmarrësia, dituria dhe kapitali do të mund të krijojnë vlerë të re. Qeveria duhet sa më shumë t’i shmanget politikës nacionaliste dhe prioritet i saj të jetë ekonomia, investime dhe mirëqenia e qytetarëve. Barku i uritur krijon probleme, barku i ngopur nuk njeh për politika nacionaliste e patriotizëm falso, shkruan “Zhurnal.mk”.

Politika e jashtme të hapë tregje të reja

Rrjeti diplomatik duhet të kahëzohet drejt rezultateve konkrete: hapjen e tregjeve të reja, tërheqjen e investimeve, promovimin e eksportit, ndërlidhjen e kompanive dhe informimin me kohë për ndryshimet në tregjet globale.

Në ekonominë bashkëkohore, marrëdhëniet diplomatike duhet gjithnjë e më tepër të shndërrohen në mundësi ekonomike. Porosia thelbësore është e thjeshtë, standardet e reja nuk duhet t’i shohim si barrë. Duhet t’i shohim si mundësi për modernizim, vendosje të teknologjive të reja, produktivitet më të lartë dhe pushtim të tregjeve të reja.

Aktualisht jetojmë në kohë të ndryshimeve të përshpejtuara gjeopolitike, ekonomike dhe teknologjike, ku ka zinxhirë të çrregulluar të furnizimit, ndërsa destabilizimi energjetik, sfidat klimatike dhe politikat e reja rregullatore krijojnë realitet të ri afarist.

Pyetja tashmë nuk është nëse do të ketë ndryshime. Pyetja është nëse do të jemi të gatshëm ato ndryshime t’i shndërrojmë në përparësi konkurruese.
Secila krizë sjellë rreziqe, por krijon edhe hapësira për ide të reja, tregje të reja, teknologji të reja dhe modele të reja afariste. Mundësinë do ta shfrytëzojnë ato kompani dhe ekonomi të cilat do t’i njohin me kohë rregullat e reja të lojës, shkruan “Zhurnal.mk”.

Tregjet evropiane po vendosin standard të reja

Kompanitë janë forcë shtytëse e inovacioneve, e hapjes së vendeve të reja të punës dhe e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Prandaj, qëndrueshmëria bëhet bazë reale për produktivitet më të lartë, konkurrencë më të madhe dhe rritje më të fuqishme.

Tregjet evropiane tashmë por vendosin standarde të reja, ndërsa për kompanitë e Maqedonisë së Veriut, psoaçërisht për ato të orientuara drejt eksportit, gjithnjë e më e rëndësishme po bëhet jo vetëm se çka prodhojnë, por edhe si e prodhojnë atë.

Një kompani rezistente, nuk është vetëm ajo kompani e cila e mbijeton me sukses krizën, por ajo e cila nga kriza del më e fuqishme, më mirë e organizuar, më konkurruese dhe më e përgatitur për sfidën e ardhshme.

Rezistenca nuk ndërtohet vetëm me kapital dhe teknologji. Ajo ndërtohet me dituri, lidership, ekipe të motivuara dhe kulturë të përgjegjësisë. Investimi në kapitalin njerëzor është investim në konkurrencën afatgjate të tërë ekonomisë. Nëse këtë tranzicion e shfrytëzojmë si duhet, përfitimet do të thonë produktivitet më i lartë, vende pune më cilësore, eksport më të lartë dhe pozicionim më i mirë i ekonomisë së vendit në zinxhirët evropianë dhe globalë të vlerës.

Përmes dialogut të vërtetë publiko-provat, rregullativës së parashikueshme, institucioneve efikase dhe partneriteteve të fuqishme mund të krijojmë ambient afarist të prëgatitur për sfodat e ardhshme, shkruan “Zhurnal.mk”.

Biznesi kërkon hapje të kufijve!

Edhe odat ekonomike vazhdimisht kërkojnë hapjen e kufijve, në mënyrë që bashkëpunimi me vendet rajonale të rritet dhe të forcohet ekonomia. Ajo që mungon tani, është një platformë për vlera themelore si lufta kundër korrupsionit, gazifikimi i shpejtë, mbështetja për eksportet dhe vazhdimësia e rregulloreve dhe vendimeve ligjore.

Prandaj, kompanitë theksojnë se do ta mbrojnë integritetin, por kërkojnë hapjen e kufijve në të gjitha mënyrat e mundshme. Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet të bëjë përpjekje me biznesin për të hapur portat e bashkëpunimit me vendet e rajonit por edhe me tregje të reja.

Qeveria nuk duhet t’i ngatërrojë këmbët e veta me çështjen e Bullgarisë dhe vendosjen e pakicës bullgare në Kushtetutë, por më shumë të fokusohet në përparim ekonomik, krijimin e kushteve më të mirë për investitorë dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët e saj, shkruan “Zhurnal.mk”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër