Tragjedia në Bolu, MEPJ: Shqipëria, solidaritet të thellë me Turqinë

nga D V

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë, në lidhje me tragjedinë në Bolu, përmes një reagimi në rrjetin social X.

“Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!” – thuhet në reagimin e MEPJ.

“Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!” – thekson MEPJ.

Zjarri në pikën turistike dimërore, në provincën Bolu të Turqisë, ka lënë të paktën 76 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të lënduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More