Trajanovski: Në rrugën Kërçovë-Ohër do të udhëtojmë përmes galerive

Nga B.M
761 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kërçovë, 18 janar – Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut, Koce Trajanovski, ka publikuar fotografi nga një segment i punimeve në autostradën Kërçovë–Ohër.

Sipas postimit të Trajanovskit, në këtë autostradë janë paraparë konstruksione mbrojtëse gjysmë të hapura prej betoni, të njohura si galeri, nëpër të cilat do të kalojë rruga. Këto galeri synojnë rritjen e sigurisë së qarkullimit, veçanërisht në zonat me rrezik nga rrëshqitjet e dheut dhe gurëve.

Punimet në autostradën Kërçovë–Ohër po vazhdojnë sipas planifikimit, ndërsa autoritetet theksojnë se ky projekt infrastrukturor është i një rëndësie të veçantë për lidhjen rajonale dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër