Trajkov: Qeveria është fuqishëm e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit

nga D. V.

Shkup, 2 shkurt – Zëvendësministrja për Çështje Evropiane Viktoria Trajkov sot mbajti takim me ekspertë nga misioni i vlerësimit për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili zbatohet me përfaqësuesit e institucioneve kompetente nga Maqedonia dhe përfaqësues të lartë evropian.

Siç informon Ministria për Çështje Evropiane, zëvendës ministrja Trajkov e theksoi vlerën e procesit të ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve nga misionet paraprake të vlerësimit, si dhe vlerën e këtij procesi në kontekst të integrimit evropian të vendit.

“Qeveria është fuqishëm e përkushtuar drejt përforcimit të sundimit të ligjit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe ndaj avancimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në kuadër të procesit të inkuadrimit. Ky takim paraqet mundësi për dialog konstruktiv, shkëmbim të përvojave dhe përforcim të bashkëpunimit institucional me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit”, porositi Trajkov.

Misioni i Vlerësimit, siç citohet, realizohet me pjesëmarrjen e ekspertëve nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, ndërsa qëllimi i saj është të bëjë analiza detajore të progresit në fushën e konfiskimit të pronës, cilësisë së hetimeve dhe procedurave gjyqësore, si dhe ballafaqimin me korrupsionin në kontekst të prokurimeve publike.

Nga Ministria për Çështje Evropian theksojnë se gjatë misionit mbahen takime me përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, prokurorisë, organet për zbatimin e ligjit, si dhe me institucionet kompetente për parandalimin e korrupsionit, kontrollin financiar, menaxhimin e pronës së konfiskuar dhe prokurimin publik. Theks i veçantë i vihet cilësisë dhe efikasitetit të hetimeve, koordinimit institucional dhe zbatimit të masave të posaçme hetimore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More