Transformohet Xhepçishti, publikohen fotografitë pas asfaltimit të rrugës

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 17 korrik, Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga fshati Xhepçisht, duke prezantuar pamjen e re pas asfaltimit të rrugës nga ana e komunës.

Bëhet fjalë për një tjetër projekt të realizuar nga Komuna e Tetovës në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore, që ka ndryshuar dukshëm pamjen e kësaj zone dhe ka përmirësuar kushtet për banorët.

Fotografitë e publikuara nga Qamili janë shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë, “Xhepçishti”, duke vënë në pah transformimin e fshatit pas përfundimit të punimeve.

artikuj të ndërlidhura