Macron dhe Merz i bëjnë thirrje Iranit të rikthehet në negociatat me SHBA-në

Nga Xh M
1,191 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 17 korrik Zhurnal.mk – Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz i kanë bërë thirrje Iranit të ulë tensionet dhe të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar pas mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Francës dhe Gjermanisë, dy liderët i kërkuan Teheranit të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të përmbahet nga çdo veprim ushtarak ose veprim tjetër që mund të vërë në rrezik negociatat”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Macron dhe Merz theksuan gjithashtu nevojën për rihapjen sa më shpejt të Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.

Sipas tyre, rikthimi i lundrimit të lirë në këtë zonë është thelbësor për stabilitetin e tregjeve ndërkombëtare të energjisë dhe për shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të krizës në Lindjen e Mesme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër