Transportuesit do t’i bllokojnë vendkalimet kufitare, kërkojnë zgjidhje për qëndrimin në zonën e shengenit

nga D. V.

Shkup, 26 janar – Për shkak të paralajmërimit të transportuesve për bllokim sot në shtetin tonë do të mbyllen për komunikacion vendkalimet kufitare: Deve Bair, Dellçev, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllatë dhe Bllacë, ndërsa Tabanoc – Preshevë do të jetë i mbyllur nga ana serbe.

Për shkak të vendosjes së sistemit të ri për hyrje dhe dalje (EEC) të Bashkimit Evropian, transportuesit e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, paralajmëruan se do të fillojnë bllokadë shtatëditëshe në vendkalimet kufitare që shkojnë drejt zonës së shengenit. Kërkohet zgjidhje e problemit me evidencë të qëndrimit në zonën e shengenit në pajtim me rregullën 90/180 ditë për shoferët profesionistë.

“Protesta nmë të gjitha katër shtetet do të fillojë në orën 12:00 për të gjitha automjetet që dalin nga shteti, ndërkaq për të gjitha automjetet që do të hyjnë në shtet vendkalimet kufitare mbyllen në orën 00:00 me qëllim që të gjithë që kthehen në shtëpi të mund të hyjnë dhe t’i bashkangjiten protestës. Kërkesa kryesore e transportuesve është të gjendet zgjidhje për qëndrimin e shoferëve në zonën e shengenit të mos evidentohen ditët apo të na japin ndonjë lloj vize që nuk legjitimohet me numër të ditëve”, deklaroi Biljana Muratovska, sekretare e pëegjithshme e Asociacionit të shoqatave të punëdhënësve të shoqatave tregtare transportuese të Republikës së Maqedonisë, “Makam-trans”.

Muratovska tha se rregullat e reja do të thonë kolaps i plotë i ekonomisë në shtet, përkatësisht në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Turqinë (shtete që nuk janë anëtare të BE-së dhe të zonës së shengenit), për shkak të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit. Industria e transportit, ndërkaq, thekson, në të cilën ka investuar kapital të madh dhe siguron derdhje të parave efektive të huaja në buxhet, do të lëkundet tërësisht.

Koha maksimale e bllokadave do të jetë shtatë ditë, që, theksoi ajo, është sinonim për një cikël mesatar të transportit të mallrave.

“Me këtë bllokadë jemi të vetëdijshëm se do të ketë humbje të caktuara minimale financiare për të gjithë, por megjithatë përfitimet nga kjo, nëse realizohen kërkesat tona, do të jenë të mëdha në rpaort me rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë në shtet dhe në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Muratovska.

Kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski konsideron se rregullat e reja për hyrje në zonën e shengenit nuk zgjidhin asgjë për përmirësim të një fushe të caktuar në BE, ndërkaq neve na krijojnë probleme serioze. Thotë se pret tërheqje të rregullave të reja, por jo së shpejti.

“Rregullat e reja për hyrje në zonën shengen nuk zgjidhin asgjë për të përmirësuar një fushë të caktuar në BE, ndërsa neve  na krijojnë probleme serioze. Ato do të ndikojnë shumë të keq në biznes. Mendoj se janë paralajmëruar protesta serioze dhe nga e hëna pritet që reagimet të përhapen në të gjitha vendet e prekura nga ky vendim, tha të premten Azeski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve paas vizitës në “Titan Usje”.

Siç informoi, posaçërisht është i ashpër dhe kritik toni i investuesve të huaj në Maqedoni, të cilët, shtoi, edhe sot janë në përfaqësinë e BE-së për të reaguar.

 “Mendoj se çështja do të marrë një kthesë shumë të keqe sepse negociohet individualisht me secilin vend dhe ky është qëndrimi i BE-së, jo i përbashkët. Ne u përpoqëm ta ngrinim këtë çështje përmes organeve tona të përbashkëta përfaqësuese përkatëse në Ballkan gjashtë muaj më parë, por patëm vështirësi të gjenim bashkëbisedues për të. E vetmja gjë – “nuk ka ndryshim në vendim, me do të negociojmë me secilin individualisht”. Por ajo “secili individualisht” do të thotë që nuk keni një pasqyrë të situatës. I dërguam një letër kryetares  së Komisionit Evropian dhe jam informuar nga Qeveria se kryeministri do të shkojë personalisht në Bruksel dhe do të bisedojë për këtë çështje sepse mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nuk zgjidh asgjë për përmirësimin e një fushe specifike në BE dhe krijon probleme serioze për ne. Presim  nga e hëna reagimet të përhapen në të gjitha vendet e prekura nga kjo. Nuk pres një zgjidhje të shpejtë, por pres që vendimi të tërhiqet”, potencoi Azeski të premten.

Власта во Собранието нема две третини за промена на Уставот и нема да има поддршка од ВМРО-ДПМНЕ за уставни измени, за што најдобар доказ е тоа што прелогот не го става на гласање, објави на

Zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikollovski paraprakisht deklaroi se një vit alarmojnë për problemin me transportuesit dhe me evidencën elektronike në BE, duke cekur se bëhet fjalë për problem tepër të madh ekonomik, i cili tërësisht mund t’i rrënojë ekonomitë e vendit dhe të rajonit.

“Edhe pse pata këmbim të ashpër argumentesh me kompetentës në kuadërtë BE-së drejtpërdrejtë në Bruksel, për fat të keq, nuk hasa në mirëkuptim. Problemi është shumë serioz për shkak se kjo do të ndikojë në punën e sektorit transportues në tërë rajonin, plotësisht të kompanive të orientuara drejt eksportit. Tani për tani zgjidhje nuk ka, ndërsa Qeveria i kupton tërësisht transportuesit dhe bllokimet e paralajmëruara të vendikalimeve kufitare drejt vendeve të shengenit”, tha Nikollovski në intervistë për Radio Lider.

Ai tha se aktiviteti ekonomik do të ndalojë nëse kompanitë vendore që janë të orientuara drejt eksportit nuk mund të eksportojnë, si dhe se bëhen jokonkurrues në tregun evropian nëse transporti shtrenjtohet për 3 deri 5 për qind.

Nikollovski tha se në bisedimet në Bruksel, si shembull ka cekur se ka mundësi të mëdha për rritje të çmimit të transportit për 5 për qind, me çka prodhimet vendore do të bëhne konkurruese në tregun evropian.

“Sistemi për hyrje dhe dalje (EEC) i BE-së nuk vendosë kurfarë kërkesa të reja lidhur me qëndrimin e shkurtë në zonën e shengenit”, deklaroi më 19 janar zëdhënësi i Komisionit evropian për punë të brendshme, Markus Lamert, lidhur me pohimet e shoqatave të transportuesve nga Ballkani Perëndimor se EEC “thelbësisht i lë punëtorët dhe shoferët e tyre pa punë” për ç’shkak janë paralajmëruar bllokada në vendkalimet kufitare mes vendeve të Ballkanit dhe zonës së Shengenit për datën 26 janar.

Еврокомесарот за внатрешни работи и миграцијата Магнус Брунер работи на подготовка на нова директива за враќање на мигрантите и на нова стратегија за визите, потврди денеска портпаролот на Ев

Ajo që bën EES është të sigurojë zbatimin më të mirë të rregullave ekzistuese dhe zbulimin sistematik të parregullsive,” tha Lamert, duke theksuar se Komisioni Evropian po ndjek me kujdes çështjen e paralajmërimeve të transportuesve dhe është në kontakt me partnerët nga Ballkani Perëndimor.

 Lamert theksoi se me EES nuk janë futur ndryshime në lidhje me rregullat ekzistuese për qëndrimin në zonën Shengen.

“Sipas rregullave, shtetasit e vendeve të treta pa vizë kanë të drejtë të qëndrojnë në zonën Shengen gjithsej 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore. Çdo gjë që tejkalon këtë duhet të mbulohet me vizë për qëndrim të gjatë ose me leje të lëshuar nga një vend anëtar”, tha Lamert.

Ai shtoi se rregullat e Shengen-it tashmë u japin transportuesve fleksibilitet, veçanërisht atyre që kalojnë shpesh kufirin në të njëjtin vendkalim. 

“Personat që kanë leje lokale nuk janë të detyruar të regjistrohen në sistemin EES gjatë hyrjes. Nëse kjo bëhet gjatë kontrollimeve rastësore kufitare apo jo, varet nga vendet anëtare në kufijtë e jashtëm, jo nga Komisioni. Rregullat për qëndrimin në zonën Shengen janë të qarta, ato nuk janë ndryshuar dhe kanë një fleksibilitet të caktuar të integruar”, shtoi Lamert. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More