Tre denoncime për dhunë familjare në 24 orët e fundit, me dy persona është zhvilluar bisedë zyrtare

Nga D. V.
215 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar tre denoncime për dhunë në familje.

“Më 22.04.2026 në orën 11:00 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me S.T. (38) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm se më 18.04.2026 në shtëpinë e saj e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj 40-vjeçar me një send të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”.

“Më 22.04.2026 në orën 20:20 në SPB Shkup, një burrë 51-vjeçar denoncoi se rreth orës 19:00 në fsh. Vollkovë, rajoni i Shkupit, ishte sulmuar fizikisht nga vëllai i tij T.K.. Po merren masa për zbardhjen e rastit”.

“Më 23.04.2026 në orën 08:00 në NJPB Sveti Nikollë, është zhvilluar bisedë zyrtare me S.N. (65) nga Sveti Nikolla, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se më 22.04.2026 në orën 19:30 në shtëpinë familjare, e ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër