Chelsea e bën prioritet transferimin e mesfushorit anglez

Nga D. V.
277 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Chelsea po përgatitet për një verë të ngarkuar në merkato, mes krizës së rezultateve dhe ndryshimeve të vazhdueshme në stol.

Klubi londinez ka vendosur si prioritet kryesor transferimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson.

Pas një sezoni të paqëndrueshëm dhe pesë humbjeve radhazi në Ligën Premier, “Blutë” kanë humbur terren në garën për zonën e Ligës së Kampionëve, duke shtuar presionin mbi drejtuesit e klubit dhe duke sjellë ndryshime në pankinë.

Situata e brendshme ka bërë që disa lojtarë të rëndësishëm të jenë në listën e largimeve të mundshme, përfshirë edhe Enzo Fernandez, i cili raportohet se mund të largohet gjatë verës.

Sipas raportimeve të The Sun, Chelsea është i gatshëm të rrisë ofertën deri në rreth 100 milionë euro për Anderson, mesfushorin e Nottingham Forest, duke e konsideruar atë si objektivin kryesor për rindërtimin e mesfushës.

23-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Nottingham Forest këtë sezon, me 2 gola dhe 3 asiste në 43 paraqitje, duke u bërë një figurë kyçe në repartin e mesfushës. Performancat e tij i kanë siguruar edhe një vend të rregullt në përfaqësuesen e Anglisë nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Interesi i fortë nga Chelsea vjen në një moment kur konkurrenca për shërbimet e tij është e lartë, ndërsa një paraqitje e mirë në turnetë ndërkombëtarë mund të rrisë edhe më shumë vlerën e tij në treg.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër