Tre klube të Ligës Premier synojnë transferimin e yllit të Barcelonës

Nga D. V.
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

E ardhmja e Ferran Torresit te Barcelona mbetet e paqartë, teksa sulmuesi spanjoll vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Kontrata e 26-vjeçarit me klubin katalanas skadon në verën e vitit 2027, por ende nuk ka lëvizje konkrete për rinovimin e saj.

Pas një sezoni mjaft pozitiv dhe paraqitjeve të mira në fazën përfundimtare të kampionatit, Torres ka rikthyer interesimin e disa skuadrave elitare të Ligës Premier.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, tri klube angleze, Arsenali, Aston Villa dhe Chelsea po monitorojnë nga afër situatën e tij dhe po shqyrtojnë mundësinë e transferimit gjatë afatit kalimtar të verës.

Barcelona, e cila pritet të operojë me më shumë liri në afatin kalimtar falë rikthimit në rregullin financiar 1:1, do të duhet të vendosë nëse Ferran Torres mbetet pjesë e projektit afatgjatë apo nëse një ofertë e majme do të ishte e pranueshme.

Aktualisht i grumbulluar me Kombëtaren e Spanjës për Kupën e Botës 2026, Torres është i fokusuar te detyrat me “La Rojan”, ndërsa në prapaskenë vazhdojnë spekulimet për një rikthim të mundshëm në futbollin anglez.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër