Trençevska e LSDM-së e akuzon Mickoskin se po shkakton përçarje ndër-etnike e destabilizim

Nga D. V.
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 Prill, Zhurnal.mk – Nënkryetarja e LSDM-së, Jovana Trençevska e akuzoi sot kryeministrin Hristijan Mickoski se ai është personi i cili po shkakton përçarje ndër-etnike dhe destabilizil të vendit me mos-zgjidhjen e problemeve që shpërthyen përsëri për gjuhën shqipe

“Duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje dhe gjuha nuk është problem në shekullin e 21-të. Patjetër duhet të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të gjithë të mund të gëzojnë të drejtat themelore të njeriut për atë që është në përputhje me ligjin,” tha sot a jo në një konferencë për shtyp për situatën e re të tensioneve të krijuara rreth mos-lejimit të studentëve shqiptarë të juridikut për të hyrë në provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare.

Ndërkohë që sot paradite Mickoski akuzoi opozitarët shqiptarë se po tentojnë të krijojnë destabilizim të vendit përmes protestave të studentëve, anëtarja e lartë e LSDM-së thotë se vet kryeministri është fajtor i situatës së re të krijuar për gjuhën shqipe.

“Megjithatë, ajo që është problem dhe frymëzuesit kryesorë të të gjitha këtyre përçarjeve janë Mickovski dhe Qeveria,” tha Trençevska.
Ajo shtoi se Mickoski do të duhej t’iu thotë NATO-s dhe BE-së se është vet ai që po destabilzon vendin.
“Le t’i themi Mickovskit të raportojë në NATO dhe BE, sepse ai po destabilizon situatën në vend. Këto çështje ishin çështje të mbyllura, por meqenëse qeveria e Mickovskit dhe qeveria e VMRO-së janë në pushtet, po ngrihen përsëri pyetje për përçarje,” tha nënkryetarja e LSDM-së opozitare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër