Trump mbërrin në Pekin për samitin e dy fuqive botërore

Nga D. V.
67 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pekin, 13 maj Zhurnal.mk – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbërriti sot në Pekin, përpara një samiti me çështje të mëdha globale që do të diskutohen me homologun e tij kinez, Xi Jinping, duke filluar nga tregtia ndërkombëtare deri te marrëveshja bërthamore e Iranit dhe Tajvani.

Kjo është vizita e parë e një presidenti të SHBA-së në Kinë që kur vetë Trump bëri udhëtimin në nëntor 2017.

Xi do ta presë nesër Trumpin me shumë pompozitet, në orën 10:00 sipas orës lokale, (02:00 GMT) në Sallën e Madhe të Popullit në sheshin ”Tiananmen”, selia e pushtetit në zemër të kryeqytetit.

Pritja bujare dhe gjestet e konsideratës së treguara ndaj një mysafiri që e shtyu këtë udhëtim, fillimisht të planifikuar për në fund të marsit, për shkak të luftës në Iran, nuk do t’i zhdukin mosmarrëveshjet e shumta që i presin dy udhëheqësit pas dyerve të mbyllura.

Trump, me sa duket i përqendruar në biznes, ka marrë me vete një numër drejtuesish biznesi, përfshirë Elon Musk, kreun e Tesla dhe SpaceX dhe njeriun më të pasur në botë, Tim Cook dhe Kelly Ortberg, drejtorët ekzekutivë të ”Apple” dhe ”Boeing”, dhe Jensen Huang, kreun e gjigantit amerikan të çipave ”Nvidia”.

”Kina mirëpret vizitën shtetërore të presidentit Trump”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër