Uashintong, 7 prill, Zhurnal.mk – Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u ringjallur kurrë. Nuk dua që të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë, shkroi presidenti amerikan Donald Trump në llogarinë e tij Truth.
Trump shtoi në postimin e tij në Truth se “megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit – në të cilin mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të mprehta dhe më pak të radikalizuara – ndoshta diçka e mrekullueshme dhe revolucionare mund të ndodhë, kush e di”, shkroi ai.
“Do ta zbulojmë sonte: do të jetë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. “47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund”, shtoi ai.
Media iraniane po raporton shpërthime pas sulmeve në ishullin Kharg në Gjirin Persik.
Agjencia e lajmeve Mehr raportoi se avionët luftarakë amerikanë dhe izraelitë kryen disa sulme ajrore në ishull, duke shkaktuar shpërthime të shumta.
