Uashington, 10 qershor Zhurnal.mk – Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ushtria e Iranit është “mposhtur krejtësisht”, duke paralajmëruar se Teherani “do të paguajë çmimin” për shkak se merr shumë “kohë për të negociuar një marrëveshje” me Uashingtonin.
Deklaratat e udhëheqësit amerikan vijnë në kohën e përshkallëzimit të tensioneve mes dy shteteve.
Përmes një postimi në Truth Social më 10 qershor, Trump i përshkroi forcat e armatosura iraniane si “katrahurë të vërtetë”, duke pretenduar se shumica e forcave detare dhe ajrore të shtetit “nuk ekziston më”.
Ai po ashtu vlerësoi se Irani “ka vetëm fjalë e asnjë vepër” dhe e cilësoi Republikën Islamike si “ngacmuese të Lindjes së Mesme”.
Deklaratat vijnë pasi forcat amerikane kryen sulme ndaj sistemeve të mbrojtjes ajrore, radarëve dhe vendeve për vëzhgim të Iranit mbrëmjen e 9 qershorit. Sulmet u kryen afër Ngushticës së Hormuzit dhe Uashingtoni tha se ato ishin në përgjigje të rrëzimit të helikopterit të ushtrie amerikane të llojit Apache.
Irani më pas lëshoi raketa dhe dronë drejt caqeve të lidhura me SHBA-në në Jordani dhe në të gjithë Gjirin Persik, ndonëse zyrtarët amerikanë thanë se shumica u penguan.
Pavarësisht këtij shkëmbimi të fundit të sulmeve, Trump ka përsëritur se një marrëveshje e negociuar mund të arrihet.
