Shkup, 10 qershor Zhurnal.mk – Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, duke folur për kërkesën e LSDM-së për referendum në lidhje me procesin euroingrues të shtetit tha se, Qeveria është ajo e cila duhet të shpallë referendum sepse, qytetarët duhet të vendosin për atë se, a dëshirojnë ardhmëri evropiane apo jo.
“Megjithatë, atë duhet ta bëjë qeveria sepse, qeveria e ndërmerr përgjegjësinë e plotë dhe fitoi mbështetjen maksimale në zgjedhjet e kaluara parlamentare, mes tjerash, për t’i zgjidhur këto çështje që do të nënkuptojnë hapjen e negociatave për anëtarësim dhe afrimin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, përkrah standardit jetësor, përmirësimit të standardit jetësore, punësimeve e kështu me radhë”, deklaroi ai.
Spasovski në emisionin Impakt në TV Shenja, foli edhe për gjendjen ekonomike të shtetit për të cilën tha se, kemi situatë ku kemi gjendje katastrofale ekonomike, shtrenjtim të çmimeve të produkteve bazë të jetesës, mos rritjes së pagës minimale, mos rritjes së pagave në përgjithësi dhe probleme të tjera ekonomike.
“Kemi të ardhura të këqija, ajo është fakt, ja deri më sot nuk janë paguar transferet sociale nga ana e qeverisë, kemi politika katastrofale të cilat kanë të bëjnë me bujqësinë, me pagesën e subvencioneve, këto janë një sërë çështjesh, për të cilat ne nuk kemi përgjigje nga qeveria. Të mos dalë tani se ne merremi vetëm me çështjet e eurointegrimit, nuk duhet të jetë ashtu. Sipas meje, çështja kyçe e jona duhet të jetë mbrojtja e qytetarët, mbrojtja e punës së qytetarit, të punëtorëve, fermerëve dhe të grupeve të margjinalizuara në shtet. Megjithatë, kuptohet se, mbrojtja më e mirë e gjithë kësaj që flas do të ishte integrimi ynë në Bashkimin Evropian, përmes negociatave që të vijmë deri në ndërrimin e sistemit, megjithatë këto janë çështje shumë më të rëndësishme për jetën e qytetarëve”, tha ai.
