Trump përshëndet vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u larguar nga OPEC-u, thotë se kjo do të ulë çmimet

Nga Xh M
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Washington DC, 29 prill Zhurnal.mk – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përshëndetur vendimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u larguar nga OPEC-u, duke thënë se kjo në fund do të ulë çmimet për konsumatorët, veçanërisht në sektorin e energjisë, transmeton Anadolu.

“Është shumë mirë. Unë e njoh shumë mirë atë, Mohammed-in, është shumë i zgjuar dhe ndoshta dëshiron të ndjekë rrugën e tij”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, duke iu referuar presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

“Mendoj se në fund është një gjë e mirë për uljen e çmimit të benzinës, uljen e naftës, uljen e gjithçkaje. Ata i kanë të gjitha. Ai është një lider i shkëlqyer, në fakt. Pra, po, jam në rregull me këtë”, shtoi ai.

Dje, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të largohen nga OPEC-u dhe grupi më i gjerë OPEC+, duke shënuar një nga përçarjet më të rëndësishme brenda grupit të prodhuesve të naftës në vitet e fundit.

Vendimi vjen në një kohë kur tregjet globale të energjisë përballen me ndërprerje të mëdha për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, duke rritur ndjeshëm çmimet e naftës dhe shqetësimet për sigurinë e furnizimit nga rajoni i Gjirit.

Emiratet e Bashkuara Arabe ka qenë anëtare e OPEC-ut që nga viti 1967.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër