Trump thotë se Irani është pajtuar për inspektime të larta bërthamore

Nga Xh M
1,745 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 23 qershor Zhurnal.mk – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur pretendimin e tij të martën se Irani është pajtuar ta lejojë nivelin më të lartë të inspektimeve të objekteve të tij bërthamore, dhe se inspektimet do të vazhdojnë për kohë të papërcaktuar.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi të martën se, pavarësisht “protestave iraniane dhe deklaratave të rrejshme, të shoqëruara me propagandën e vazhdueshme të mediave të rreme, të cilat po bëjnë gjithçka të mundur për ta paraqitur fitoren e SHBA-së sa më të vogël dhe të parëndësishme, Irani është pajtuar plotësisht dhe pa asnjë rezervë për nivelin më të lartë të inspektimeve bërthamore për një kohë shumë të gjatë në të ardhmen”.

Sipas Trumpit, kjo marrëveshje do të sjellë “ndershmëri bërthamore”.

“Nëse ata nuk do të ishin pajtuar për këtë, nuk do të kishte negociata të mëtejshme!” shkroi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër