“Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike

Nga Xh M
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 qershor Zhurnal.mk – Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj.

Ndërkohë kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë.

Kërkesat e plota të protestuesve lexuar para Kryeministrisë:

Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Paralelisht, kërkojmë:

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër