Trusti kalon shifrën e 4 miliardë eurove mjete në menaxhim

Nga D. V.
374 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 maj, Zhurnal.mk – Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka njoftuar se gjatë muajit maj 2026 mjetet neto në menaxhim kanë tejkaluar shifrën prej 4 miliardë eurosh.

Sipas njoftimit të Trustit, rreth 70 për qind e kësaj shume është akumuluar nga kontributet pensionale të qytetarëve, ndërsa afërsisht 30 për qind paraqet kthimin nga investimet.

Nga të dhënat e publikuara, theksohet se fondi ka shënuar rritje të vazhdueshme ndër vite.

Në fund të vitit 2015, FKPK-ja kishte rreth 1.2 miliard euro mjete në menaxhim, ndërsa tani kjo vlerë ka kaluar 4 miliardë euro.

Trusti vlerëson se rritja e mjeteve nën menaxhim është rezultat i kontributeve të vazhdueshme pensionale dhe performancës së investimeve gjatë viteve të fundit.

Në njoftim është publikuar edhe një grafik që paraqet ecurinë e rritjes së mjeteve në menaxhim nga viti 2015 deri në maj të vitit 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër