Saveski me drejtorin e Policisë Financiare: Lufta kundër krimit financiar dhe korrupsionit në fokus

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 qershor Zhurnal.mk – Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nenad Saveski, në takimin e sotëm me drejtorin e Drejtorisë së Policisë Financiare, Slobodan Ivanovski, diskutoi për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit financiar dhe korrupsionit.

Në takim u shqyrtuan mundësitë për avancimin e koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Drejtorisë së Policisë Financiare dhe Prokurorisë Publike, me qëllim zbulimin dhe parandalimin më efikas të veprave penale nga fusha e krimit financiar, me theks të veçantë në zbatimin e hetimeve financiare.

artikuj të ndërlidhura