Shkup, 16 Mars, Zhurnal.mk – Kryeministri i Polonisë Donald Tusk ka alarmuar dje për planet për ta shkattëruar Bashkimin Evropian, përfshirë së pari siç tha ai planet e Kryetarit të shtetit Karol Tadeusz Nawrocki dhe partisë opozitare populliste PiS të udhëhequr nga Jarosław Kaczyński që Polonia të nxjerret nga blloku evropian, transmeton Zhurnal.mk.
“Polexit (nxjerrja së Polonisë nga BE) është një kërcënim i vërtetë sot! Si konfederatat ashtu edhe shumica e PiS (Partia e Ligjit dhe Drejtësisë) e dëshirojnë këtë. Nawrocki është mbrojtësi i tyre,” ka thënë Tusk përmes X.
Ai më tutje vazhdoi e tha se kjo është pjesë e planit më të madh nga faktorët e jashtëm për të shkatërruar krejt Bashkimin Evropian.
“Ata që duan ta shkatërrojnë Unionin (BE-në) janë: Rusia, MAGA amerikane dhe krahu i djathtë evropian i udhëhequr nga (Viktor) Orbán (kryeministri i Hungarisë). Për Poloninë, kjo do të ishte një katastrofë. Do të bëj gjithçka për t’i ndaluar,” tha kryeministri i Polonisë.
Alarmi i tij vjen pasi që kryetari i Polonisë Nawrocki javën e kalaur e përdori veton ndaj një ligji që do t’i lejonte Polonisë të kishte qasje deri në 43.7 miliardë euro në kredi me interes të ulët nga BE-ja për sektorin e mbrojtjesë për Poloninë.
Qeverisë së Tusk i mungon shumica parlamentare e nevojshme për të anashkaluar veton, duke thelluar pasigurinë se si Polonia do të financojë shpenzimet e planifikuara ushtarake që pritet të arrijnë gati 5 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) këtë vit.
Ish-Ministri i PiS për Evropën, Konrad Szymański, shkroi javën e kaluar se kjo parti e djathtë nacionaliste e Polonisë po shkonte drejt “rrugës drejt Polexit” njësoj si edhe nismat në Britanitë Madhe e cila me referendumin e 2016 u largua nga BE.
Mirëpo anketat me qytetarët e Polonisë sugjerojnë se mbështetja për daljen e Polonisë nga BE-ja mbetet e dobët në vend dhe se shumica e madhe janë në favor të vazhdimit të anëtarësimit në BE.//Zhurnal
Tusk i Polonisë akuzon Rusinë, MAGA-n e Trumpit, e Orbanin për synimet për ta shkatërruar BE-në
1,124
Artikulli i mëparshëm
