U helmuan 56 studentë, AKU bllokon mensën e Akademisë së Sigurisë

Nga D. V.
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk – Pas skandalit ku u helmuan 56 studentë, AKU ka bllokuar mensën e Akademisë së Sigurisë. Pas analizave ka rezultuar se mensa është jashtë kushteve normale higjienike. AKU i ka vendosur shiritin.

Akademia e Sigurisë e merr ushqimin me katering te kompania “Sori Al” dhe më pas studentët ushqehen në mensën e akademisë, mensë e cila pas analizave ka rezultuar jashtë çdo standardi higjenik.

Burime bëjnë me dije se tani që është bllokuar mensa, kursantët e Akademisë do t’i nxjerrin në praktikë të cilën e bëjnë jashtë institucionit, pasi aty tani nuk kanë ku të ushqehen. (A2 Televizion)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër