U ofendua rëndë nga tifozët pasi mbështeti Trepçën, reagon ashpër Sasa Hoda

Nga D. V.
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sasa Hoda ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ku thotë se është ofenduar gjatë një ndeshjeje, për shkak të tifozerisë së saj për klubin Trepça.

Sipas reagimit të saj, ofendimet kanë qenë të drejtuara personalisht ndaj saj, dhe jo ndaj Bias, i cili ndodhej me të në atë moment.

Ajo ka theksuar se fillimisht ka pasur keqkuptime rreth asaj se kujt i ishin drejtuar fjalët, por ka sqaruar se situata e ka prekur drejtpërdrejt.

Hoda e ka cilësuar ngjarjen si të papranueshme dhe shqetësuese, sidomos në një ambient sportiv ku, sipas saj, secili duhet të ketë të drejtën të përkrahë ekipin që dëshiron pa u përballur me fyerje.

Ajo ka shtuar se ngjarja ka ndikuar edhe tek personi që e shoqëronte, ndërsa ka kritikuar ashpër sjelljen e tifozëve të përfshirë, duke kërkuar më shumë kulturë sportive dhe respekt në tribuna.

 Foto: Sasa Hoda/InstaStory

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër