U përpoq të hynte me not në Jordani, arrestohet nga autoritetet: I infiltruar nga Izraeli

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Autoritetet jordaneze kanë arrestuar një person që u përpoq të hynte në Jordani duke notuar nga Izraeli nëpërmjet Detit të Kuq.

Në një deklaratë, duke cituar një burim ushtarak, Forcat e Armatosura Jordaneze thanë se të shtunën, Marina Mbretërore Jordaneze zbuloi një individ i cili po përpiqej të infiltrohej nga pala izraelite, duke notuar drejt ujërave territoriale jordaneze.

Incidenti ndodhi në Gjirin e Eilatit, Aqabës. Forcat detare arrestuan të dyshuarin në det dhe ia dorëzuan autoriteteve kompetente. Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar ende për incidentin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër