U plagos gjatë fluturimit për në Selanik duke përfunduar jashtë dritares/ Rrëfehet Ljubisa Karoviç: Një makth që nuk e shpjegoj me fjalë

Nga Xh M
1,318 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 21 korrik Zhurnal.mk – 61-vjeçari serb Ljubisa Karoviç, i cili u plagos gjatë një fluturimi nga Selaniku në Memmingen, kur u thye dritarja e avionit ka dhënë një dëshmi rreth aksidentit. Incidenti ndodhi të premten në mëngjes në fluturimin e Ryanair FR1879. Pak minuta pas ngritjes, u dëgjua një zhurmë shurdhuese, kur një pjesë e motorit u shkëput dhe u përplas me dritaren pranë tij.

Goditja theu dritaren dhe pasagjeri u gjet me gjysmën e trupit jashtë kabinës. Gjatë një interviste ai tha se kjo situatë që ka përjetuar ishte një makth, të cilin nuk mund ta shpjegonte dot me fjalë.

“Më zuri gjumi. Pas një kohe u zgjova nga një zhurmë shumë e fortë që dukej si një shpërthim bombe. Isha i vetëdijshëm vetëm për një moment dhe nuk mund të mbaj mend pjesën tjetër. Kur rifitova vetëdijen, kisha gjak në të gjithë veten, gjak që pikonte nga fytyra dhe duart. Sapo mbyll sytë, më vijnë në mendje imazhe të asaj që përjetova në ato minuta. Është një makth, të cilin nuk mund ta shpjegoj me fjalë,” tha ai.

Mediat shkruajnë se si pasojë e incidentit, ai pësoi djegie në një pjesë të krahut të djathtë dhe shpinës. Gjithashtu, ana e djathtë e trupit të tij është e paralizuar përkohësisht, ndërsa veshi i djathtë dhe syri i djathtë janë dëmtuar pjesërisht. Siç shprehet ai, ai nuk ndjeu asgjë për një kohë.

“Tani gjithçka më shqetëson. Ngutja dhe nxitimi më shqetëson, nuk mund të eci në rrugë, gjithçka më shqetëson. Psikologjikisht kam arritur fundin. Kjo ka ndikim si në punën time ashtu edhe në familjen time.

Çfarë do të ndodhë tani, gjithçka varet nga unë, unë isha “motori” i gjithçkaje në familje. Është një përmbysje totale në jetën time. Nuk kam përqendrim fare. Vëmendja ime nuk mund të përqendrohet askund. Kjo do të thotë se unë thjesht nuk po funksionoj siç duhet.” tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër