UÇP-ja dërgon formacion anijesh për stërvitje në Paqësorin Perëndimor

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Pekin, 20 prill, Zhurnal.mk – Komanda e Zonës Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (UÇP) të Kinës dërgoi të dielën formacionin e anijeve 133 në Paqësorin Perëndimor për stërvitje, duke kaluar nëpër Rrugën Ujore “Yokoate”.

Zëdhënësi i Komandës së Zonës Lindore të UÇP-së Xu Chenghua theksoi në një deklaratë që stërvitja ka për qëllim të provojë aftësinë e trupave për të kryer operacione në zona të largëta detare.

“Kjo është një stërvitje e rregullt e organizuar sipas planit vjetor. Ajo është në përputhje me ligjin e praktikën ndërkombëtare dhe nuk synon ndonjë vend a subjekt të veçantë,” u shpreh Xu.

artikuj të ndërlidhura