Shkup, 20 Prill, Zhurnal.mk – Ministri Muhamet Hoxha njoftoi se në Qeveri është mbajtur takimi i dytë me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, i fokusuar në Agjendën Reformuese.
“Në takim prezantova progresin në zbatimin e sistemit MRVA – një hap kyç drejt rritjes së transparencës, tranzicionit të gjelbër dhe mbrojtjes më efikase të mjedisit.
Me një plan të qartë dhe afate të përcaktuara, mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj reformave dhe përmbushjes së obligimeve deri në fund të vitit.”, njofton Moxha, transmeton Zhurnal.mk
