Uji në Shkup është i sigurt për pije

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Uji në Shkup është i sigurt për pije, informon NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup, duke theksuar se sipas rezultateve të mara nga hulumtimet, të gjitha mostrat nga sistemi i furnizimit me ujë të qytetit të Shkupit përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pije.

Nga Ndërmarrja Publike theksojnë se sot nga ana e Sektorit – Kontroll Sanitar janë marrë 42 mostra nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit të Shkupit, prej të cilave katër mostra nga bunarët prej Nerezit – Lepencit.

Vëzhgimi, shtojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup bëhet sipas Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije nr.183/2018 (Shtojca 2, Pjesa B).

“Mostrat u morën sipas metodës MKC ISO 5667-5 të marrjes së mostrave – Pjesa 5: Udhëzime për marrjen e mostrave të ujit të pijshëm nga impiantet e trajtimit të ujit dhe sistemet e shpërndarjes së ujit. Të gjitha mostrat do t’i nënshtrohen analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm Nr. 183/2018 (Shtojca 4, Kontrolli bazë A) në laboratorë të akredituar në Sektorin e Kontrollit Sanitar në përputhje me ISO 17025:2018. Sipas rezultateve të testeve, të gjitha mostrat nga sistemi i furnizimit me ujë i qytetit të Shkupit përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18)”, theksojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër