Ukraina godet objekte energjetike

Nga D. V.
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Moskë, 13 maj Zhurnal.mk – Sulmet ukrainase me dronë shkaktuan disa zjarre në Rusi gjatë natës, njoftuan sot autoritetet rajonale ruse.

Sipas guvernatorit Igor Babushkin, Ukraina goditi një impiant për përpunimin e gazit në rajonin e Astrakhanit, pranë detit Kaspik.

Ai deklaroi në Telegram se mbetjet e dronëve të rrëzuar shkaktuan zjarr, por nuk pati të lënduar.

Sipas  autoriteve të mbrojtjes civile, një tjetër zjarr shpërtheu në një fabrikë në vendbanimin Volna, në distriktin Temryuk të rajonit jugor të Krasnodarit.

Një person mbeti i plagosur. Ndërkohë, një tjetër person u lëndua dhe disa objekte u dëmtuan në zonën e afërt të Tamanit, ku ranë gjithashtu mbetje dronësh.

Porti i Tamanit përdoret për transportimin e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror.

Në qytetin Jaroslavl, në verilindje të Moskës, mbetje dronësh ranë në një zonë industriale, njoftoi guvernatori Mikhail Yevrayev, pa dhënë detaje të tjera.

Rafineria e qytetit ka qenë disa herë objektiv i sulmeve ukrainase.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se mbrojtja ajrore kishte interceptuar 286 dronë ukrainas mbi territorin rus dhe gadishullin e aneksuar të Krimesë gjatë natës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi sulmet ndaj një rafinerie nafte në Jaroslavl dhe një fabrike në Astrakhan, duke theksuar se rafineria luan rol kyç në furnizimin me karburant të ushtrisë ruse, ndërsa objekti në Astrakhan mbështet kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër