Protestë kundër planeve për ndërtim të hidrocentraleve në lumin Doshnica

Nga D. V.
323 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 Maj, Zhurnal.mk – Dhjetëra aktivistë kanë filluar para dy ditësh protestë në Kozuf kundër planeve të autoriteteve për ndërtim e dy hidrocentraleve të vogëla në lumin Doshnicë, shkruan Zhurnal.mk.
Protesta u njoftua nga OJQ Changemakers4all (Bërësit e Ndryshimeve) e cila tha se tashmë qeveria e ka zgjatur lejen e ndërtimit.

“Nuk ka forcë që do të na detyrojë të heshtim ndërsa një nga lumenjtë e fundit të pastër dhe thesaret natyrore po shkatërrohet,” tha kjo shoqatë në një komunikatë me të filluar protestën.

“Ne informojmë publikun se duke filluar nga sot kemi filluar përsëri bllokadat. Do të qëndrojmë para ekskavatorëve, para mekanizimit dhe para çdo përpjekjeje për të futur Doshnicën në një tubacion. DOSNICA ËSHTË E JONË! KOZUFI ËSHTË I YNI!” thuhet në komunikatë.

Verën e kaluar protestuesit vendosen kampe për muaj të tërë në rrugën që të çon në lum dhe bllokuan rrugët për të parandaluar ndërtimet.

Protestuesit po kërkojnë gjithashtu që autoritetet lokale të sigurojnë më në fund fonde për studime të reja dhe të pavarura mbi ndikimin në natyrë të projektit për ndërtim të hidrocentraleve. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër