Ushtria izraelite paralajmëron: Ofensiva në Liban do të zgjasë disa ditë! Deri tani 31 të vrarë

Nga Xh M
465 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ushtria izraelite ka nisur një “fushatë ofensivë” kundër Hezbollahut, e cila pritet të zgjasë disa ditë, ka konfirmuar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir.

“Ne kemi filluar një fushatë ofensivë kundër Hezbollahut. Nuk jemi më vetëm në mbrojtje, tani kalojmë në sulm,” deklaroi Zamir.

Ai paralajmëroi se përplasjet mund të zgjasin për disa ditë dhe kërkoi gatishmëri të lartë operacionale.

“Duhet të përgatitemi për disa ditë luftime, shumë ditë. Kërkohet një gatishmëri e fortë mbrojtëse dhe përgatitje e vazhdueshme ofensivë, në valë të njëpasnjëshme,” u shpreh ai.

Sulmet izraelite në Bejrut dhe Libanin jugor kanë vrarë 31 persona dhe kanë plagosur 149 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër