Shkup, 18 maj Zhurnal.mk – VMRO-DPMNE në mbledhjen e sontme të Komitetit Ekzekutiv ka miratuar disa vendime kadrovike për drejtimin e komiteteve komunale të partisë, ndërsa për zëdhënës të ri është emëruar Valentin Manasievski.
Nga partia bëjnë të ditur se një pjesë e emrave të rinj synojnë të sjellin “freski” në strukturat partiake, ndërsa një pjesë tjetër janë kryetarë aktualë që, sipas VMRO-DPMNE-së, kanë arritur rezultate të rëndësishme në zgjedhjet e kaluara dhe në qeverisjen lokale.
Në kuadër të ndryshimeve janë emëruar edhe kryetarë të rinj të komiteteve komunale në disa komuna të vendit.
Mes emrave të zgjedhur janë Toni Jarevski për Karposhin, Ivan Zhivkovski për Kisella Vodën, Dejan Miteski për Aerodromin, Sergej Popov për Qendrën, Gjoko Velkovski për Çairin, Darko Kostovski për Butelin, Bojan Stojanoski për Gjorçe Petrovin, Dushko Ivanov për Shtipin, Aleksandar Veljanovski për Tetovën dhe Martin Andonovski për Gostivarin.
Në reagimin e partisë thuhet se me këto zgjidhje kadrovike, VMRO-DPMNE synon të ndërtojë të ardhmen e shtetit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.
